×
  • Sport
  • Sport

    Superliga në Basketboll: Rahoveci mposhtet nga Ponte Prizreni

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 21:38

    Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 92:88 (29:19, 18:20, 18:24, 27:25) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.


    Ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund, derisa në fund fituan vendasit me katër pikë dallim.

    Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime, Ty Nichols me 22 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 19 kërcime, derisa te Rahoveci u dallua dyshja Darell Davis me 27 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Joshua McFolley me 27 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!