×
  • Sport
  • Sport

    Legjendat e futbollit që u pensionuan gjatë vitit 2019

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 10:16

    Futbolli humbi lojtarë të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2019.


    Ata i dhanë fund karrierës si futbollist duke i “varur” këpucët e tyre.

    Arjen Robben përfundoi kontratën me Bayern Munichun dhe vendosi që të pensionohej nga futbolli aktiv në verën e këtij viti. Holandezi pati paraqitje të ndryshme për klubet si Chelsea, Real Madrid e PSV.

    Claudio Marchisio gjithashtu u tërhoq nga futbolli aktiv gjatë këtij viti. Ai ishte pjesë e rëndësishme e Juventusit.

    Petr Cech është një tjetër emër i madh që iu largu futbollit gjatë vitit 2019. Ai ishte pjesë e Chelseat, ku ndër vite ishte portieri i parë, ndërsa karrierën e mbylli në Arsenal në ndeshjen ndaj Chelseat në finale të Evropa Ligës. Fatkeqësisht, nuk arriti të triumfonte.

    Fernando Torres e nisi karrierën në Spanjë me Atletico Madridin për të vazhduar në Liverpool, Chelsea e Milan dhe për t’u kthyer prapë në vendlindje për dy sezone. Por, karrierën e mbylli në Japoni me Sagan Tosun në ndeshjen ndaj bashkëlojtarëve te Spanja, Iniesta e David Villa.

    Samuel Eto’o, ish-sulmuesi i rrezikshëm i Barcelonës është njëri prej nëntë legjendave që “vari” këpucët këtë vit. Ai e përfundoi karrierën në Katar, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur për Barcelonën, Interin, Chelsean, Evertonin e Sampdorian, ndërsa kishte një aventurë edhe në Turqi.

    Xavi, një prej mesfushorëve më të kompletuar gjithashtu i dha fund karrierës këtë vit. Ai tërë karrierën pothuajse e kaloi në Barcelonë qysh nga akademia, ndërsa në vitin 2015 deri në këtë vit ishte pjesë e Al Sadd, ekip që tani e menaxhon.

    Robin van Persie u tërhoq këtë vit nga futbolli pikërisht nga ekipi që ia nisi karrierës, në Feyenoord. Ai u rrit si lojtar në Arsenal për të vazhduar më pas në Manchester United e Fenerbahçe.

    Wesley Sneijder në Katar përfundoi karrierën këtë vit, por luajti në ekipet më me emër të botës. Ai ishte pjes e Ajax, Real Madrid e Inter.

    Bastian Schweinsteiger në Shtetet e Bashkuara i dha fund karrierës si lojtar profesionist me ekipin Chicago Fire. Ai mori emër në ekipin e Bayern Munichut ku për 13 vite ishte simboli i klubit gjerman. Ai gjithashtu kaloi edhe dy vite në ekipin anglez, Manchester United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!