×
  • Sport
  • Sport

    Klopp publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për klube

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 11:39

    Liverpooli ka konfirmuar ekipin që do të udhëtojë në Kupën e Botës për klube. Eventi i madh do të mbahet në Katar dhe skuadra angleze është kualifikuar direkt në gjysmëfinale.


    Skuadra e trajnerit Jurgen Klop do të luajë kundër Montereit në gjysmëfinale, pasi ekipi meksikan mposhti Al-Saad 3-2. Kryesuesit e Premier Ligës do të udhëtojnë drejt Katarit dhe Klopp ka konfirmuar skuadrën që do të marrë pjesë në këtë turne.

    Janë 20 lojtarë që do të shkojnë në Katar dhe nuk ka surpriza. Ekipi i trajnerit gjerman kërkon të shmangë surprizat dhe të koleksionojë dhe një titull tjetër.

    Dejan Lovren nuk është përfshirë në grupin e lojtarëve, ndërsa Vijnaldum do të jetë, pavarësisht se u dëmtua në ndeshjen kundër Watfordit. Interesant është fakti që më 17 dhjetor, Liverpooli do të luajë kundër Aston Villës për Kupën e Ligës, ndërsa më 18 dhjetor do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

    Skuadra: Alisson, Van Dijk, Uijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Uilliams.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!