×
  • Sport
  • Sport

    Werderi punët llug në tabelë, Rashica ka një selam për bashkëlojtarët e tij

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 14:28

    Werder Bremen nuk është duke kaluar një sezon të mirë dhe aktualisht ndodhet në vendin e 15-të me 14 pikë


    Werderi u mposhtë dje nga Bayern Munich me rezultat 6-1 në një ndeshje ku gol të bukur shënoi Rashica, shkruan Reporteri.net

    Ylli nga Vushtrria për mrekulli kaloi Boatengun dhe më pas lansoi raketën në drejtim të Neuer, që doli të jetë e pandalshme.

    Rashica është njeriu kryesor i Bremenit, por klubi është duke kaluar në vështirësi pasi është keq në tabelë, në vendin e 15-të me 14 pikë.

    Por, 23 vjeçari ka dhënë një mesazh inkurajues për shokët e tij duke kërkuar që të qëndrojnë së bashku në këto dy ndeshje që do t’i luajnë deri në fund të këtij viti kalendarik.

    “Le të qëndrojmë së bashku për dy ndeshjet vendimtare të këtij viti. Më shumë se kurrë tani,” ka shkruar Rashica në Twitter.

    Dy ndeshjet e fundit për vitin 2019 Werderi do t’i luajë kundër Mainzit në shtëpi dhe Kolnit në udhëtim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!