×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptarët bëjnë ligjin në Zvicër: Kasami dhe Seferi shënojnë në sfidën Sion-Xamax

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 17:57

    Sion dhe Xamax kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Zvicrës


    Të dy golat në këtë takim u shënuan nga futbollistët me prejardhje shqiptare, shkruan Reporteri.net

    Fillimisht shënoi Pajtim Kasami për Sionin në minutën e 28-të, ndërsa anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi barazoi rezultatin në minutën e 52-të.

    Pas kësaj përballje, Sioni gjendet në pozitën e shtatë me 21 pikë, ndërsa Xamax është në vendin e nëntë me 14 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!