×
  • Sport
  • Sport

    Valverdi ia ka frikën Napolit: Është skuadër e mirë, ata kanë sulmues fantastik si Mertens dhe Insigne

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 15:07

    Barcelona do të takohet me Napolin në fazën e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.


    Sot në Nyon të Zvicërs u hodh shorti për skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion, shkruan Reporteri.net.

    Menjëherë pas shortit ka folur edhe tekniku katalanas, Ernesto Valverde, i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe është shprehur se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj tyre:

    “Napoli është një kundërshtar i vështirë, të cilët gjithashtu kanë një atmosferë të shkëlqyer në stadiumin e tyre.
    Ata kanë lojtarë të rëndësishëm në sulm, siç janë Mertens dhe Insigne. Ata kanë cilësi edhe në mesfushë, me pak fjalë është një ekip që luan mirë”,tha ai.

    /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!