×
  • Sport
  • Sport

    Donjeta Sadiku: Profesorët ma humbën vitin në fakultet kur unë isha në gara

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 17:16

    Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”.


    Një e artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga Kombëtarja e Kosovës në boks në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”, shkruan Reporteri.net.

    Medaljen e artë e fitoi Donjeta Sadiku, e cila në finale mposhti turken Sema Caliskan, në kategorinë -64 kg. Caliskan këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në kampionat botëror.

    Nga i gjithë ky sukses, Donjeta nuk pajtohet me një gjë, ajo në emisionin “Sports Show” në Klan Kosovë, tha se profesorët nuk e kuptuan atë kur ajo ishte në gara, dhe se ia kishin humbur vitin e studimeve në Universitetin e Edukatës Fizike.

    “Jam në Universitetin e Edukatës Fizike dhe nuk kam mundur të vij prej Rusisë, me hy ne provime, kështu profesorët nuk me kanë kuptu dhe e kam humb vitin për këtë arsye”, tha Donjeta për emisionin, “Sports Show” në Klan Kosovë, përcjellë Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!