×
  • Sport
  • Sport

    Sot një vit më parë Shaqiri dërgoi “Djajtë” në ferr e Mourinhon në shtëpi

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 17:58

    Me 16 dhjetor të vitit të kaluar, Xherdan Shaqiri i shënoi dy gola Manchester United, në fitoren 3-1 të Liverpoolit.


    Shaqiri në atë ndeshje nuk startoi nga minuta e parë, por ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë e që doli të jetë produktive dhe vendimtare për të e skuadrën e Klopp, pasi ‘majtaku’ shënoi dy gola që e shokuan Man United, dhe e sharkun Mourinhon, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtij turpërimi nga Liverpooli i Shaqirit, United njoftuan shkarkimin e trajnerit, Jose Mourinho.

    Liverpooli sot ia ka përkujtuar rivalit të tyre atë debakël që ia kishte shkaktuar Shaqiri.

    Më poshtë shikoni video kur Shaqiri shënon dy gola për Liverpoolin.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!