Incidentet e shkaktuara në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania Stadium” i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Shqiptare të Futbollit.
FSHF është gjobitur me 28.500 euro nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s
5 mijë euro është gjoba për shkak të vërshëllimave të tifozëve kuqezinj gjatë ekzekutimit të himnit të Francës, teksa UEFA ka gjobitur me 23.500 euro Shqipërinë për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës.
Takimi u luajt më 17 nëntor të këtij viti, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 dhe pa si fitues Francën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.