×
  • Sport
  • Sport

    16-vjeçari kosovar nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 12:37

    Një tjetër talent kosovar premton të lë gjurmë në futbollin gjerman. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Mehmet Ibrahimi.


    Ibrahimi, i cili luan te grupmoshat e RB Leipzig, është shpërblyer me kontratë profesionale nga klubi gjerman.

    Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku numron 4 gola dhe 1 asistim. Kosovari me pasaportë gjermane poashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.

    Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të marr ndonjë ftesë nga Kosova apo do të vazhdoj me Gjermaninë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!