Pak orë para “El Clasicos”, Lionel Messi ka folur fjalë të mëdha për “armikun” e tij më të madh, Cristiano Ronaldon, ndërsa ka thumbuar Eden Hazardin.
Messi ka thënë se belgu nuk mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.
“Hazard ka shumë cilësi. Ai është futbollist ndryshe që di të sjellë jo stabilitet në mbrojtje, por mendoj se ai është i ndryshëm nga Ronaldo, me karakteristika tjera”.
“Është shumë e vështirë të zëvendësosh Ronaldon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i mirë”, ka deklaruar Messi.
Barça do të pret të mërkurën mbrëma Realin në kuadër të javës së 17-të, të La Ligas. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.