Liverpooli fiton trofeun e Kupës së Botës për klube, në takimin kundër Flamengos të zhvilluar në “Doha” të Katarit.
Skuadra e Klopp nuk arriti që të shënoi për gjatë 90’të minutave lojë, por në vazhdime Firmino u gjet shumë mirë në minutën e 99’të, ai realizoi për epërsinë 1:0 të Liverpoolit, gol ky që doli te ishte vendimtar, shkruan Reporteri.net.
Kështu, Liverpooli shpallet kampion i Kupës së Botës për Klube.
Ndeshaj u zhvillua me tensione të shumta nga të dyja skuadrat, të cilat dhuruan spektakël për tifozët e pranishëm në “Doha” të Katarit.
Liverpooli e rrëmbeu këtë trofe për herë të parë në histori pas katër tentimeve.
Edhe Shaqiri luajti në këtë ndeshje, vetëm dy minuta, sa për të zbritur në fushë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.