×
  • Sport
  • Sport

    Hyri në sekondat e fundit, Xherdan Shaqiri reagon pas triumfit të Liverpoolit në Kupën e Botës për Klube

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 22:57

    Liverpooli sonte mposhti Flamengon 1-0 dhe kështu fitoi Kupën e Botës për Klube


    I mungonte vetëm ky titull në sirtar, por nga sot Liverpooli ka të fituar çdo trofe që ekziston sa i përket klubeve, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli mposhti Flamengon 1-0 me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Roberto Firmino, i cili shënoi në vazhdime, në minutën e 99-të.

    Xherdan Shaqiri u aktivizua në sekondat e fundit të kësaj ndeshje ku e zëvendësoi egjiptianin Salah, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Monterreyt ishte startues.

    Shaqa pas triumfit të Liverpoolit ka bërë një postim në rrjetin social Twitter.

    “Kampionë të Botës për Klube,” shkruan mesfushori nga Zhegra në një fotografi ku shihet së bashku me shokët e skuadrës gjatë momentit kur Henderson ngriti në qiell trofeun e çmuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!