Vedat Muriqi po kalon në super-formë tek skuadra e Fenerbahces.
përveç që po tregon paraqitjet të mira në Superligën turke, sulmuesi kosovar po shënon gola.
Falë kësaj forme fenomenale Muriqi, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.
Eintracht Frankfurt, Monaco dhe Leicester City e kanë përcjellë nga afër javën e kaluar Muriqin, ndërsa sot do të jenë katër skuadra tjera të mëdha për ta parë yllin e Kosovës në derbin ndaj Besiktasit.
Gazeta e përditshme turke Fanatik ka raportuar se Napoli, Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur do t’i dërgojnë agjentët e tyre në Stamboll për ta parë nga afër shtatlartin, në derbin që zhvillohet ndaj Besiktasit të dielën.
Muriqi pritet të jetë titullar në këtë takim që zhvillohet të dielën dhe mbetet të shihet nëse do të shënoj gol.
Fenerbahce e vlerëson shumë yllin kosovar, por është gati ta lë të lirë nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.