×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta ish-kampioni i botës me kombëtaren e Anglisë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 10:25

    Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare ish-kampioni i botës me kombëtaren e Anglisë, Martin Peters.


    Peters ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke fjetur. Familja e e të ndjerit dha lajmin e dhimbshëm për të gjithë botën.

    “Me hidhërim të thellë njoftojmë se Martini vdiq qetësisht në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe një njeri i sjellshëm dhe xhentil, jemi të dëshpëruar nga largimi i tij nga kjo jetë, por tepër krenarë për ato çfarë arriti dhe për kujtimet që dha.

    Nuk mund të japim informacion më tepër për ruajtje të privacisë”, shkruhet në komunikatën e familjes Peters.

    Peters spikati në vitet 60’ në Angli dhe Europë me ekipin e West Hamit. Ai shënoi golin e dytë në finalen historike të Kupës së Botës në Wembli kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila u fitua me rezultatin 4-2 nga “Tre Luanët”.

    Me klubin e West Hamit fitoi Kupën e Kupave në vitin 1965. Ai luajti në ekip me kapitenin legjendar Bobi Mur dhe sulmuesin Xheof Hërst, i cili realizoi tripletë në finalen e 1966.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!