Liverpooli mbrëmë arriti që ta fitojë edhe një tjetër trofe të rëndësishëm, pas Ligës së Kampionëve, “Reds” u shpallën kampion bote për klube, pasi mposhtën Flamengon në 1:0.
përgjatë 90 minutave ojë të rregullt nuk kishte gola, por në vazhdime ndryshoj gjithçka, kështu Roberto Firmino u gjetë shumë mirë në zonën e rreptësisë, dhe shënoi gol në minutën e 99’të të takimit, shkruan Reporteri.net.
Nga i gjithë ky triumf, nuk munguan edhe fjalët e teknikut gjerman, Jurgen Klopp, i cili e përshkruan këtë ndeshjes si të fortë dhe të rëndësishme për ta.
“Djemtë u munduan dhe dhanë maksimumin e tyre në finalen e mbrëmshme kundër Flamengo-s”, tha Klopp.
“Ata vazhdojnë të testohen vazhdimisht – kjo është jeta. Në momentin që kalojmë testin pas testit pas testit. Ne duhet të sigurohemi që të kalojmë edhe teste të tjera.”
Klopp tha se ishte krenar për lojtarët e tij për një paraqitje kaq të fortë në një tjetër finale.
“Unë përpiqem të gjej fjalët për të shprehur respektin tim për djemtë. Ishin të jashtëzakonshme. Ne bëmë një ndeshej fantastike.
“Ne kemi pasur një sezon fantastik dhe për këtë jam shumë i lumtur.
“Ishte një lojë shumë e fortë për arsye të ndryshme; nuk ishte loja jonë më e mirë që kemi luajtur ndonjëherë, por ishte e mjaftueshme për të fituar.
“Kjo ishte një natë e mrekullueshme për klubin. Unë thashë para ndeshjes se nuk e di se si do të ndihem.
“Tani e di se është ndjejnë e jashtëzakonshme, absolutisht fanatstike. Unë jam shumë krenar për djemtë”, përfundo Klopp.
/Reporteri.net./