×
  • Sport
  • Sport

    ‘Djajtë’ nuk dalin nga ferri, United mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 16:51

    Sa mendon që janë në rrugën e duhur për të dalur nga ferri vjen Watfordi që është në vendin e fundit në tabelë dhe mposhtë ‘Djajtë e Kuq’ me rezultat 2-0


    Watford sot shënoi fitoren e dytë në Premier Ligë për këtë edicion dhe pak kush e kishte besuar se ‘viktima’ e tyre e dytë do të jetë Manchester United, shkruan Reporteri.net

    Sarr dhe Troy Deeney shënuan golat e fitores për Watfordin në këtë takim që pavarësisht triumfit do të vazhdojë që të jetë në vendin e 20-të në tabelë, tani me 12 pikë.

    Ndërkaq, Manchester United i Ole Gunnar Solskajer pozicionohet në vendin e tetë me 25 pikë, derisa është 24 pikë larg rivalëve të tyre të përbetuar, Liverpoolit, që kryeson Premier Ligën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!