×
  • Sport
  • Sport

    Javën e kaluar veç sa nuk u rrahën, sot festuan së bashku golin më të bukur të javës në Turqi

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 17:52

    Fenerbahce është duke fituar me rezultat 2-1 derbin ndaj Besiktasit


    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi ndërmjet Fenerbahces dhe Besiktasit, ku vendasit aktualisht janë duke fituar 2-1, shkruan Reporteri.net

    Golat e Fenerit nuk erdhën nga Muriqi në këtë pjesë, por nga Kruse dhe Ozan Tufan.

    Me këtë të fundit Muriqi kishte pasur një fjalosje të ashpër javën e kaluar në ndeshjen ku Fenerbahce u mposhtë 3-1 nga Sivasspor.

    Por, këtë fundjavë dyshja Ozan Tufan dhe Vedat Muriqi festuan së bashku golin tejet të bukur të realizuar nga mesfushori turk.

    Tufan me një goditje të fortë nga rreth 25 metra e mposhti portierin e Besiktasit, Loris Kariusin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!