×
  • Sport
  • Sport

    Ja kanë pru shpirtin te hunda, kështu i mallkoi lojtarët komentatori që tërë jetën ia kushtoi Milanit

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 20:31

    Ditët e sotme është shumë e vështirë të jesh tifoz i Milanit


    Milan po kalon në një formë katastrofale, ndërsa sot u mposhtë 5-0 nga Atalanta në kuadër të Serie A, shkruan Reporteri.net

    Kjo ishte humbja më e rëndë për Milanin që prej sezonit 1997-1998 kur ishte mposhtur në të njëjtën mënyrë nga Roma.

    Tiziano Crudeli, komentatori i njohur që tërë jetën e ka kaluar duke përcjellur Milanin ka mallkuar lojtarët e skuadrës së tij të zemrës.

    “T’ju vijë turp, t’ju vijë turp, t’ju turp. Kërkoni falje. Një ekip mund të humbasë, por jo në këtë mënyrë. Kjo nuk është parë ndonjëherë. Duhet të keni minimumin e krenarisë”, ka thënë Crudeli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!