×
  • Sport
  • Sport

    Përfundoi turneu “Euro2020 – PES2020”, dihen dy lojtarët që do ta përfaqësojnë Kosovën

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 21:33

    Pas dy ditësh lojërash intensive dhe argëtimi në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” është përmbyllur me sukses turneu i parë i lojërave elektronike “Euro2020 – PES2020” në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës e me përkrahje të kompanive “Xportal” dhe “Gjirafa50”.


    Në këtë turne kanë qenë të përfshirë 128 lojtarë, të cilët kanë garuar me sistem eliminimi gjatë dy ditëve. Në ditën e parë fitues doli garuesi me nofkën Lorik Berisha, i cili në serinë finale prej tri ndeshjeve e mundi garuesin Shkumbin Gashi, ndërkaq në ditën e dytë në serinë finale fitues doli Genc Shala, i cili e mundi Gramoz Bajgorën.

    Finalistët u shpërblyen me nga një top dhe fanellë të kombëtares, derisa fituesit edhe me nga një sony-playstation.

    Kësisoj, Kosovën në kualifikimet online do ta përfaqësojnë Lorik Berisha dhe Genc Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!