×
  • Sport
  • Sport

    “Muriqi ka treguar se është më i madh se Stambolli, nuk është kot edhe më i madhi në Kosovë”

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 23:19

    Vedat Muriqi ditë më parë është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2019 në Kosovë


    Në emisionin Dueli Sportiv që transmetohet në RTV Dukagjini po diskutohet se a e ka fituar Vedat Muriqi me meritë çmimin e më të mirit, shkruan Reporteri.net

    Drilon Sylejmani, gazetar i sportit nga portali ‘Gazeta Sheshi’ ka thënë se sulmuesi nga Prizreni sot e ka dëshmuar që është më i madh se Stambolli pasi shënoi gol në derbin ndaj Besiktasit.


    “Vedat Muriqi sot e ka dëshmu që është më i madhi i Stambollit pasi shënoi në derbin e Stambollit dhe s’është kot edhe më i madhi në Kosovoë,” ka thënë Sylejmani.

    Muriqi po kalon në një formë brilante këtë edicion me Fenerbahcen ku ka shënuar 10 gola deri tani në Superligën e Turqisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!