Mikel Arteta nuk ka shumë ditë që ka pranuar postin e trajnerit kryesor tek Arsenali.
Siç raportojnë mediat në Angli, tekniku i ri është i interesuar që të firmos me sulmuesin “vrastar” të Napolit, Dries Mertens, përcjellë Reporteri.net.
Belgu është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin e Napolit dhe si dukjet italianët nuk janë të interesuar që të rinovojnë me të.
32-vjeçari ka qenë në Napoli që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga klubi holandez PSV Eindhoven për një çmim prej 9.5 milionë euro.
Që atëherë, Mertens ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 304 ndeshje në të gjitha garat ku ai ka arritur të shënojë 118 gola së bashku me 71 asistime.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.