×
  • Sport
  • Sport

    Zidane: Nuk na mungon Ronaldo, ne duhet t’i kthehemi punës

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 11:20

    Real Madridit nuk është duke i munguar ish-ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, me gjithë mungesën e golave në ndeshjet e fundit, ka këmbëngulur trajneri Zinedine Zidane.


    Madridi e ka shënuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit dhe e regjistroi edhe një barazim tjetër pa gola të dielën kundër Athletic Bilbao.

    Lëshimi i dy pikëve ndaj Athletic Club nënkupton se gjiganti madrilen tani ngel dy pikë prapa rivalit dhe liderit, Barcelonës, në La Liga.

    I pyetur nëse skuadrës i mungon Ronaldo, Zidane u përgjigj: “Jo”.

    “Gjithçka që kemi nevojë është të vazhdojmë ta bëjmë atë që jemi duke e bërë. Është vetëm një moment, janë vetëm dy ndeshje që nuk shënojmë gol. Kështu e ka futbolli. Do t’i kthehemi punës dhe kur t’ia nisim të fitojmë përsëri, do ta tejkalojmë këtë problem”, shtoi ai.

    Francezi më pas këmbënguli: “Ju më pyesni, unë përgjigjem. Nuk kemi nevojë për asgjë. Thjesht duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që jemi duke e bërë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!