×
  • Sport
  • Sport

    Terry e uron Lampardin me një shkrim fantastik për ndeshje kundër Tottenhamit

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 14:00

    Lampard me Chelsean e tij, arritën që ta mposhtin me rezultat të pastër skuadrën e Tottenhamit që drejtohet nga Mourinho.


    Dueli u mbyll në 2:0 në të mirë të ‘bluve’, të cilët i treguan “Special One” se kush janë më të mirët e Premierligës, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, pas ndeshjes kishte komente të shumta, se ish-lojtari i Mourinhos, Lampard e mposhti mësuesi e tij, e një koment i tillë erdhi edhe nga ish-mbrojtësi i Chelseas, John Terry, i cili tha se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.

    “3 pikë. Disa gjëra kurrë nuk ndryshojnë”, shkroi ai.

    Kujtojmë se Terry aktualisht është asistent trajner në Aston Villa por, natyrisht, mbetet një tifoz i klubit ‘Blu’.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!