Në qendrën e Shkupit afër stacionit të autobusit “Rekord” është incizuar një video ku shihen se si rrihen dy grupe.
Personat në fjalë fillimisht bisedojnë mes vete ndërsa njëri prej tyre incizon. Pastaj, katër persona me boksa dhe shqelma godasin dy djem. Në video dëgjohen fjalë fyese. Ende nuk ka informacione zyrtare nga MPB në lidhje me rastin.
Nga burime jo-zyrtare thuhet se sulmuesit janë tifo grupi “Shvercerat” të cilët me këtë veprim kanë kryer hakmarrje për incidentin e disa ditëve më parë, kur “komitët” sulmuan disa kosovarë në Shkup.
Kjo ngjarje nuk është e para e këtij lloji, edhe më herët, sidomos para zgjedhjeve, grupacione të caktuara politike kanë nxitur urrejtje ndëretnike për poena politik ditor, duke promovuar politika nacionaliste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.