×
  • Sport
  • Sport

    Hertha i nis bisedimet me Granit Xhakën

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 9:58

    Hertha Berlin i ka nisur bisedimet me Granit Xhakën, për kthimit e mundshëm të mesfushorit shqiptar të Arsenalit në Bundesligë.


    Sipas RMC Sport, Hertha dështoi ta blejë mesfushorin e Lyon, Lucas Tousart – pasi ky i fundit e kishte refuzuar klubin gjerman – dhe tani ka vendosur ta transferojë Xhakën e padëshiruar në Arsenal, raporton Express.

    Hertha kishte bërë ofertë në vlerë 20 milionë euro për Tousart, i cila ishte refuzuar menjëherë.

    Klubi gjerman ka hequr dorë nga francezi dhe tani vëmendjen e ka kthyer kah mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka.

    Trajneri i ri i Herthas, Jurgen Klinsmann, është i vendosur ta sjellë Xhakën në skuadër në janar.

    Largimi i Xhakës nga gjiganti i Premierligës është dukur seç herë e më i mundshëm që prej kacafytjes së tij me tifozët e Arsenalit në tetor dhe humbjes së shiritit të kapitenit si pasojë.

    Xhaka e njeh mirë Bundesligën gjermane, pasi ka qenë pjesë e Borussia Monchengladbach para se t’i bashkohej Arsenalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!