×
  • Sport
  • Sport

    Nuk është United, Haaland befason me klubin e ri

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 10:28

    Ylli i RB Salzburg, Erling Haaland, ka vendosur t’i bashkohet Juventusit dhe pritet të zbarkoj në Torino qysh në janar.


    Gazeta italiane Tuttopsort raporton se Milani e ka humbur betejën me Juventusit, por përveç tyre ka edhe shumë klube të tjera të përfshira në garë për adoleshentin, transmeton Express.

    Haaland i ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Salzburgun deri tani këtë sezon, por janë tetë golat e shënuara në Ligën e Kampionëve që ia kanë sjellë gjithë këtë vëmendje atij.

    Gazeta tjetër italiane, Correire dello Sport, raporton se 19-vjeçari është shumë pranë Juventusit, i cili i ka ofruar 30 milionë eurot e kërkuara për shitjen e tij.

    Ndër klubet e tjera të interesuara fuqishëm për norvegjezin janë edhe Manchester United dhe Borussia Dortmund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!