Leon Dajaku ka filluar të lë gjurmë te Bayern Munich ku fundjavën që shkoi debutoi me skuadrën e parë në ndeshjen kundër Wolfsburg
Futbollisti me origjinë nga Drenica pasi debutoi javën e kaluar me gjigantin gjerman, tani pushimet po i kalon në vendlindjen e tij, shkruan Reporteri.net
Në një intervistë për Sportin në KTV Dajaku ka treguar për emocionet që kishte në momentin që trajneri i tha që do të hynte në lojë.
“U kanë fantastike, kërkush nuk kishte me besu që do të debutoj te Bayerni. Nuk mundesha me përshkru, kisha shumë emocione,” ka thënë Dajaku.
“Qetash ka me hy me lujt, Allianz Arena e madhe, Bayerni i madh, ka qenë shumë emocional,”.
Dajaku në të kaluarën ishte pjesë e Stuttgartit, ndërsa ka thënë se kur Bayerni të kërkon nuk mendon dy herë.
“Kur të thirr Bayerni, nuk mendon dy herë,” përfundoi drenicaku. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.