×
  • Sport
  • Sport

    Arteta e nis me barazim aventurën te Arsenali

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 18:06

    Arsenali nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në udhëtim te Bournemouth (1-1).


    Edhe pse Topçinjtë e dominuan ndeshjen me mbajtje të topit në metrat e fundit ku duhet të ishin të rrezikshëm, nuk u treguan të tillë.

    Goli i parë në ndeshje erdhi në minuan e 36-të, kur Jack Stacey pason te Dan Gosling, i cili nga afër shënon për 1-0.

    Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

    Në pjesën e dytë Arsenali e rriti presionin dhe rrezikoi që në fillim me Pierre Emerick Aubameynag.

    Në minutën e 64-të erdhi edhe barazimi. Aubameyang me një goditje të sakt barazoi shifrat në 1-1.

    Vendasit kishin disa raste nga fundit, por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin.

    Arsenali me 24 pikë mbetet në vendin e 11-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!