×
  • Sport
  • Sport

    Tare u mahnit me veprimin e lojtarit serb: Për këtë që ai bëri unë do t’i jem shumë mirënjohës

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 19:22

    Igli Tare transferoi në verën e 2015-ës mesfushorin Milinkoviç-Saviç, nga belgët e Genk te Lazio


    Ky mund të quhet si një nga transferimet më të godituara nga shqiptari, teksa tashmë vlera e futbollistit është shumë fishuar në krahasim me çmimin që ai u mor.

    Së fundmi Tare ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka treguar për një prapaskenë të mesfushorit serb, i cili ishte shumë afër transferimit te Fiorentina, por në fund kaloi te Lazio.

    “Unë isha i sigurt se Milinkoviç-Saviç, pavarësisht se kishte shkuar në Firence për Fiorentinën, ai kishte vendosur të bashkohej me ne,” ka thënë Tare.

    “Një natë më parë më kishte thënë se do të shkonte te Fiorentina për respektin ndaj babait të tij, por zgjedhja e ti ishte Lacio. Më kishte thënë që të isha i qetë, se po shkonte te Fiorentina, por aty do iu thoshte se do kalonte te Lacio,”.

    “Për këtë që ai bëri unë do t’i jem shumë mirënjohës atij, pasi jo të gjithë lojtarët e bëjnë këtë,”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!