Më 28 dhjetor të vitit 2013, legjenda Michael Schumacher pësoi një dëmtim fatal në tru dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë konkrete për gjendjen e tij shëndetësore.
Në prag të 6-vjetorit të ngjarjes së rëndë, gruaja e tij ka dhënë një mesazh të rrallë shprese.
Corinna publikoi një deklaratë, ndërsa fansat po përgatiten të fillojnë fushatën ‘KeepFightingMichael’.
“Gjërat e mëdha filluan me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh. Së bashku ju jeni më të fortë dhe kjo është ajo çfarë bënë kombinimi i forcave të ‘#VazhdojeLuftën ”, tha ajo.
Reiner Ferling, kryetari i klubit të tifozëve tha se ende ka shpresë që Schumacher do dalë sërish në publik.
“Fatkeqësisht, ka ardhur koha përsëri, përvjetori i gjashtë i aksidentit të Michael po afron. 6 vjet plot shpresë se ai do të dalë një ditë përsëri në publik”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.