Aventura e Donis Avdijajt te Trabzonspor pritet të përfundojë që në janar
Në Turqi është raportuar se ylli kosovar do të largohet nga Trabzoni vetëm 4 muaj pasi u transferua te kjo skuadër, shkruan Reporteri.net
Avdijaj e nisi mjaft mirë aventurën te Trabzoni, por më pas filluan edhe problemet, ku trajneri gjatë një ndeshje e inkuadroi në pjesën e dytë dhe më pas e largoi nga loja.
“Donis Avdijaj do të largohet nga klubi në janar, pasi kështu kanë vendosur drejtuesit te Trabzonspori. Menaxhmenti i klubit e pati transferuar me shpresa të mëdha Avdijajn gjatë verës, i cili nuk bindi me paraqitjet e tij. Avdijaj është i pari në listë që do të largohet, kurse pas tij janë edhe disa të tjerë që nuk kanë bindur trajnerin Unal Karaman”, ka shkruar sajti “Aksam” të enjten.
“Në klub tashmë kanë vendosur që Avdijaj të largohet pa i përfunduar kontrata dhe po shpresojnë që të ketë ekipe të interesuara për shërbimet e tij,”.
Avdijaj ka kontratë 1-vjeçare me Trabzonin me opsion të vazhdimit edhe për tri vite tjera, por që kjo nuk pritet të ndodhë pasi klubi turk nuk është i kënaqur me kosovarin. /Reporteri.net/