×
  • Sport
  • Sport

    Rashica me disa shokë të Kombëtares në Dubai – Tigri dhe Paqarada ia bëjnë bajat me komente

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 11:44

    Se lojtarët e Kombëtares së Kosovës kalojnë mjaft mirë me njëri tjetrin e tregon edhe fakti që kalojnë së bashku pushimet


    Milot Rashica, Besar Halimi, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë duke qëndruar në Dubai për pushime.

    Ylli nga Vushtrria ka postuar një fotografi në Instagram së bashku me shokët e tij të Kombëtares, ndërsa Leart Paqarada dhe Florent Hadërgjonaj kanë bërë shaka me ta, shkruan Reporteri.net

    Më poshtë keni disa nga komentet e yjeve të Kosovës nga fotografia që e ka postuar Miloti.

    Leart Paqarada: A jeni në Dubai a?

    Florent Hadërgjonaj: Mdoket jau kishin lon pushimin me t’lirën se kishin shku krejt bashk.

    Leart Paqarada: Sa e di, Milin veç e kan marr me veti për me e lan kuletën n’shpi.

    Milot Rashica: Numrat i keni, muni me shkru me njoni-tjetrin.

    Florent Hadërgjonaj: Qashtu niva edhe unë… me pas dit me shku edhe na. Me Deçanin nuk e ndrroj as ni vend”, ishte biseda e futbollistëve në komente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!