Gazeta më prestigjoze në Spanjë, vlerëson Armando Sadikun.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rigjetur formën e tij optimale në Spanjë me transferimin te Malaga në Segunda Division, gjatë verës së shkuar.
Sadiku ka arritur të realizojë 7 gola në këtë kampionat me skuadrën andaluziane dhe Marca duke analizuar paraqitjet e sulmuesit shqiptar thekson se Sadiku është një surprizë e bukur në këtë edicion madje ka kaluar edhe pritshmëritë.
Marca shkruan se paraqitjet që po bën Sadiku, janë surprizuese pasi nuk pritej duke menduar paraqitjet që ka bërë dikur me Levanten.
Megjithatë, në Spanjë janë skeptikë për paraqitjet e Sadikut nga fakti se i ka dhënë skuadrës pak pikë.
Drejtuesit e Malagës kanë nisur nga puna për të gjetur edhe një tjetër sulmues që mund të bëjë mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.