×
  • Sport
  • Sport

    Alarmohen skuadrat nga Kosova, ylli kosovar largohet nga Kategoria Superiore

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 9:46

    Skuadrat kosovare janë alarmuar pas një futbollist mjaftë i talentuar ka mbetur i lirë.


    Fjala është për mesfushorin Roni Gashi i cili edhe zyrtarisht është larguar nga Teuta e Durrësit, shkruan Gazeta Shehsi.

    Ka qenë vet talenti prizrenas që ka njoftuar për largimin nga skuadra bregdetare.

    “Nga sot nuk jam pjese e KF Teuta. Ishte një periudhe 1 vit e gjysme i suksesshem.I falenderoj te gjithe duke filluar nga kryesia,shtabi teknik si dhe bashkelojtaret.Ju uroj shume suksese ne vazhdimesi”, ka njoftuar Gashi.

    E ardhmja e talentit kosovar pritet të jetë në Superligën e Kosovës, ku nuk mungojnë ekipet e interesuara për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!