×
  • Sport
  • Sport

    Messi tregon sekretin e gjuajtjeve të lira

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 11:11

    Lionel Messi është njëri nga ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira


    Sulmuesi argjentinas ka shënuar shumë gola nga gjuajtjet e lira gjatë karrierës së tij tejet të bujshme, shkruan Reporteri.net

    Në intervistën e fundit ‘Pleshti’ ka treguar edhe sekretin e këtyre goditjeve.

    Ai ka thënë se po i analizon portierët para se ta bëjë goditjen.

    “Sekreti im për goditjet e dënimit? Është e vërtetë se kam filluar t’i dedikoj më shumë kohë studimit të portierëve,” ka thënë Messi.

    “Ndjek lëvizjet e tyre, nëse bëjnë një hap ose jo, si pozicionohet muri. Sigurisht, tani po i studioj pak më shumë këto gjëra”.

    “Ja pse gjithçka është bërë e mundur. Duhet punë, studim dhe stërvitje. Duhet shumë stërvitje për t’u përmirësuar,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!