Manchester City i Pep Guardiolës e ka mbyllur me fitore vitin 2019, por në vitin e ri hyn plotë 14 pikë prapa Liverpoolit në renditje të Premierligës, dhe këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
City e mposhti në shtëpi me rezultat 2-0 Sheffield United, falë golave të Sergio Aguero (’53) dhe Kevin de Bruyne (’82).
Përkundër kësaj fitore, ‘citizens’kanë 14 pikë prapa “Të Kuqve” të Klopp, të cilët sigurt po marshojnë drejt titullit.
Liverpooli as 20 xhirove ka mbledhur 55 pikë (1 ndeshje më pak të luajtur), kurse City 41. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.