Mundo Deportivo, ka bërë një sondazh me tifozët e Barcelonës dhe i ka pyetur për rivalin e tyre më të madh në Ligën e Kampionëve.
Përvoja traumatike e sezonit të kaluar në Anfield, kur skuadra e Ernesto Valverde u mposht 4-0 dhe u eliminua në raundin gjysmëfinal, peshon shumë.
Dëshmia më e mirë për këtë është se Liverpooli është më i votuari. 44% e tifozëve e shohin Liverpoolin si rivalin më të fortë të Barcës në Ligën e Kampionëve.
Në vendin e dytë është renditur Real Madridi me 22.6% para Manchester Cityt me 11.3%.
Barca në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve do të luajë me Napolin e Genaro Gattusos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.