×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptarët “vërshojnë” me komente kundër UEFA-s, pas gabimit me hartën e Kosovës

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 12:26

    Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka bërë gafën e radhës, duke e bërë Kosovën pjesë të Serbisë.


    Në fakt, edhe pse UEFA e ka pranuar Kosovën në gjirin e saj, në grupin e saj zyrtar të Euro 2020 e ka vendosur Kosovën në hartë së bashku me Serbi.

    “Ku do ta shikoni Euro 2020?”, është pyetja e UEFA-s, ndërsa në hartë nuk është e ndarë Kosova nga Serbia.

    Kjo ka ngjallur reagime të shumta të shqiptarëve, por edhe të serbëve, të cilët janë “zënë” me komente në këtë grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!