×
  • Sport
  • Sport

    Arteta: Shpresoj që Xhaka të mos largohet nga Arsenali

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 22:16

    Kohëve të fundit është një nga futbollistët e Arsenalit më të përfolur për një largim nga londinezët.


    Dhe po ashtu duket se edhe tifozët po e duan këtë largim mirëpo jo edhe Arteta.

    Trajneri i Arsenalit ka treguar se nuk e dëshiron largimin e futbollistit kosovar nga Arsenali.

    I pyetur nëse dëshiron që Xhaka të largohet, Arteta u përgjigj: “Shpresoj jo“.

    “Ai luajti kundër Bournemouth, ai luajti vërtet mirë, ishte shumë i përkushtuar, ai luajti një lojë vërtet të mirë. Pas lojës ai filloi të ndjehej i sëmurë. Ai kishte temperaturë dhe nuk ndihej mirë. Dy ditët e fundit ai ishte në shtrat. Kjo është arsyeja pse ai nuk luajti”.

    Xhaka nuk luajti në ndeshjen kundër Chelsea pasi që ishte i sëmur, ndërsa është duke u përfolur për një largim të mundshëm te Hertha Berlin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!