Politikanë të ndryshëm po vazhdojnë të kërcënojnë njëri-tjetrin, ose të kërcënohen nga persona të ndryshëm përmes rrjeteve sociale.


Është Haki Abazi nga Vetëvendosje që përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është fyer dhe kërcënuar nga një person, shkruan Reporteri.net

“Fyerje e kërcnime me flamur të policisë së Kosovës mbrapa dhe me mburojë PDK-në”, ka shkruar Abazi.

Reklamë

Ai ka postuar mesazhin fyes dhe kërcënues që ka marrë. Me një verifikim të thjeshtë shihet se personi me inicialet H.T, që ka kërcënuar Haki Abazin menjëherë është “zhdukur” nga rrjetet sociale. Ai ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook, nga ku e ka kërcënuar Abazin./Reporteri.net