×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhen dy lokale në “Abi Qarshia” në Prizren, policia jep detaje

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 15:18

    Dy lokale janë thyer nga hajnat mëngjesin e hershëm të së enjtës në qendrën tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

    “Po janë thyer dy lokale në qendrën tregtare ‘Abi Qarshia’ në mëngjes here, rreth orës 04:00. Policia pasi ka marrë informatën ka dale në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende nëse kanë arritur personat që kanë thyer lokalet të vjedhin diçka”, ka deklaruar Osmanollaj për Reporteri.net.

    Burime të Reporteri.net brenda policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se lokalet e thyera janë argjendari.

    Ai thotë se hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!