×
  • Sport
  • Sport

    Messi apo Ronaldo? Zbulohet se cili ka shënuar më së shumti gola në dekadën e fundit

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 21:31

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pa diskutim dy goleadorët e dekadës së fundit.


    “Transfermarkt”, duke iu referuar statistikave që kanë regjistruar dy “yjet” me të “shndritshëm” që ka njohur historia e futbollit, shkruan se për periudhën 2010-2019 Lionel Messi është golashënuesi më mirë në rruzull me 522 gola në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë “Topin e Artë” dhe 6 herë “Këpucën e Artë”.

    Ndërkohë, Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.

    Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje, i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.

    Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe “mbreti” i asistimeve për gol për 2010-2019.

    Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Europës nuk ka dhënë më shumë asiste se Messi, 136.

    Në këtë aspekt vendi i dytë mbahet nga Angel Di Maria me 108, i ndjekur nga Ozil me 106 pasime për gol.

    Thomas Muller me 103 asiste është në vendin e katërt, duke lënë pas Ronaldon me 95 pasime për gol gjatë dekadës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!