Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vërtetë kanë përafruar qendrimet mes tyre dhe gjasat janë të mëdha që shpejt të arrihet marrëveshja, këto ditë. Se janë afer e thanë edhe palet sot. Edhe zyrtarë të LDK-së dhe VV-së thanë se ka përafrim dhe levzije positive, shkruan Reporteri.net
Nga burime të Reporteri.net mesojmë se përafrimet dhe takimet e shpeshta me qellim që të arrihet një marrëveshje janë edhe si pasojë e një presioni të madh ndërkombetar.
“Ambasadorët e vendeve mike na kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me zvarritjen e marrëveshjes dhe ata kanë pritur që ne të veprojmë më shpejt e në mënyrë më të mencur”, ka thënë një zyrtar i LDK-së.
Sipas këtij zyrtari, palet kanë filluar të gjejnë modalitete të ndryshme për të arritur marrëveshjen. Sipas tij, VV është pajtuar që tash të lëshojë pak pe, pasi që veprimi i saj për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit ia ka dëmtuar pozicionin.
“Qëllimi i LDK-së është që nëse nuk kthehet kryetari i Kuvendit, atëherë të ketë më shumë pushtet në qeveri, pra më shumë ministri se VV-ja dhe po ashtu postin e presidentit”, ka thënë ky zyrtar.
Ndërkohë, nga ana e VV-së po insitojnë që sërish për postin e presidentit të ketë modalitete jo sikur dëshiron LDK-ja, por të gjenden forma tjera.
Albin Kurti, lideri i VV-së, ka thënë ditë më parë që nuk mund të kthehet situata para 26 dhjetorit, duke lënë të nënkuptohet se tash marrëveshja duhet të ndodhë pa e dhënë kryetarin e Kuvendit dhe postet tjera. Ai madje ka publikuar edhe emrat e ministrave të tij duke i bërë presion LDK-së që të veprojë.
LDK i ka quajtur këto veprime fëmijërore duke kërkuar nga VV-ja që të reflektojë. Në LDK kanë thënë se duan me shumë pushtet në qeveri. Madje edhe dje dega e LDK-së në Pejë se në këtë koalicion LDK duhet të ketë 7 ministri dhe presidentin.
Takimi i nesërm është i treti me radhë. Dy të fundit, dje dhe sot kanë zgjatur nga 3 orë. Që nga mbajatja e zgjedhjeve, kanë zhvilluar me dhjetëra takime, të cilët sa kanë afruar palet por edhe i kanë larguar./Reporteri.net