Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Radion Evropa e Lirë se negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë bërë intensive, por nuk ka marrëveshje.
“Bisedimet janë bërë intensive këto ditë, janë bërë të dendura si kurrë më parë, ka edhe opsione të reja, ka edhe lëvizje, por nuk ka marrëveshje. Po diskutohet me përgjegjësi të lartë, po negociohet me kujdes, në atmosferë dashamirëse e konstruktive”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Vetëvendosjes, pas takimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Për ecurinë e bisedimeve mes LVV-së e LDK-së ka folur edhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, i cili pas takimit pa rezultat mes Mustafës e Kurtit ka thënë se marrëveshja me LDK-në do të marr kohë por për të tashmë do të ketë opsione të reja në tavolinë.
“Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, ka thënë ndër të tjera Zaimi.
Gjatë ditës së sotshme, Kurti e Mustafa patën një takim i cili zgjati dy orë. Dy liderët i ikën mediave dhe nuk u deklaruan. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.