Gjykata Speciale ka nisur dërgimin e ftesave për këtë vit.
I ftuari i radhës është ish-ushtari i UÇK-së, Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrneit.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e Kukajt përmes një postimi në Facebook, ndërsa ai do të paraqitet dhe do të intervistohet më 5 shkurt në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/gzimi.kukaj/posts/1477040529126465
Kujtojmë se javë më parë Hysni Guncati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇ-së ka deklaruar se deri tani, janë rreth 250 persona, të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë. /Reporteri.net/.