Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, në të cilën pritet të diskutohet për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.


Nga fotot e realizuara nga Reporteri.net shihet se brenda takimit ka një atmosferë të mirë dhe duke filluar nga kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët Vjosa Osmani e Agim Veliu si dhe anëtarët e Kryesisë shihen duke buzëqeshur.

Reklamë

 

Pas mbarimit të kësaj mbledhje pritet që LDK të dalë me një qëndrim përfundimtar rreth koalicionit qeverisës me VV-në.

Reklamë

Kreu i LDK-së, deklaroi para kësaj mbledhje takoi ambasadorin amerikan dhe atë britanik, me ç’rast konfirmoi se ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë qeverinë e re.

Kjo mbledhje vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi si mandatar për formimin e qeverisë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Që nga dita e djeshme ka filluar numërimi i 15 ditëve për Albin Kurtin që të marr votat e nevojshme për postin e kryeministrit. /Reporteri.net/.