Alvaro Odriozola edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munchenit. Mbrojtësi spanjoll është huazuar te gjiganti gjerman deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe menjëherë sot do të jetë në stërvitjet e Bayernit.
“Ne jemi të kënaqur me nënshkrimin dhe falënderojmë Real Madridin për bisedimet miqësore dhe bashkëpunuese. Odriozola do të jetë një blerje serioze për ne” ka thënë Rummenige.
“Jemi të bindur që Alvaro Odriozola do të ndihmojë ekipin tonë me cilësitë e tij. Jam shumë i lumtur që kemi në skuadër një futbollist si ai” ka thënë Salihamidzic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.