×
  • Sport
  • Sport

    Federer dhe Djokovic e rezervojnë vendin për në rundin e tretë të Australian Open

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 14:41

    Roger Federeri dhe Novak Djokovic i siguruan lehtësisht fitoret që u nevojiteshin për ta zënë një vend në rundin e tretë të turneut Australian Open.


    Zvicerani Roger Federer e mposhti 6-1 6-4 6-1 Filip Krajinovicin, i cili është i 41-ti në botë, për të mbetur në garë për titullin e shtatë në karrierë të Australian Open dhe Grand Slamin e 21-të.

    38-vjeçari zviceran e mbylli ndeshjen kundër tenistit serb brenda 92 minutave në Melburn.

    Në anën tjetër, Djokovic, i cili e fitoi për herë të shtatë titullin e Australian Open vitin e kaluar, e mposhti japonezin Tatsuma Ito 6-1 6-4 6-2, brenda 95 minutave.

    32-vjeçari serb, i cili tani po e kërkon Grand Slamin e 17-të në karrierë, do të përballet tani me japonezin Yoshihito Nishioka, i cili e eliminoi në tre sete britanikun e listuar më së miri Dan Evans.

    Ndërsa, Federer do të përballet me australianin John Millman, ndaj të cilit kishte humbur në US Open 2018, pasi vendasi e mposhti polakun Hubert Hurkacz në këtë rund.

    Zvicerani është duke garuar në Melbourne Park për vitin e 21-të radhazi dhe ai ka arritur të jetë të paktën në mesin e 32 tenistëve më të mirë në çdo rast.

    “Jam shumë i lumtur, është një fillim i mrekullueshëm i këtij sezoni. Po ndihem shumë i pushuar në fushë. Ti vetëm duhet të punosh shumë dhe të shpresosh që puna do të të shpaguhet”, tha Federer./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!