×
  • Sport
  • Sport

    Klopp i përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e Shaqirit, i befason të gjithë me deklaratën e tij

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 15:47

    Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i është përgjigjur spekulimeve rreth Xherdan Shaqirit për një transferim te mundshëm në Roma ose Sevilla.


    Mediat në Angli kanë raportuar kohëve të fundit se përfaqësuesi i Zvicrës do të largohet nga “The Reds” në afatin kalimtar të janarit, shkruan Reporteri.net.

    Klopp nuk ka pranuar se Shaqiri do të largohet në janar, madje tekniku gjerman është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojnë me “majtakun” kosovar dhe ai të inkuadrohet sipas situatës në klub.

    “Ne shumicën e kohës kishim në stol lojtarë të rinj, pasi të tjerët ishin të lënduar. por fatmirësisht janë rikthyer”, tha fillimisht Klopp.

    “Pra, si mund të mendojmë t’i japim shans një lojtari të ri. Unë nuk e kuptoj këtë”.

    “Nuk ka të bëjë me Shaqirin ose dikë tjetër, ka të bëjë me pothuajse të gjithë. Ne duhet t’i ruajmë ato për t’i inkuadruar kur të na përshtaten në situatë dhe jo t’i inkuadrojmë kur luajmë për klube të ndryshme. Të gjithëve do t’i vij radha”, tha Klopp./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!